Arsimi Special në vendin tonë ka historikun e tij të zhvillimit. Trajtimi i insti tuc i o nalizuar i fëmijëve me aftësi të kufizuara ka filluar që në vitin 1963, me hapjen e Institutit të nxënsve që nuk shikojnë dhe të nxënësve që nuk dëgjojnë. Më vonë, pas viteve 1970 nër qytetet që kishin spitale psikiatrike u hapën shkollat e para të nxënsve me prapambetje të lehtë mendore. Duhet theksuar se politika shtetërore e trajtimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në periudhën e komunizimit në Shqipëri nuk ishte politikë e një natyre sociale, por e mbrujtur me ideologjine dhe filozofinë e asaj kohë, që nxiste veçimin dhe segregimin e këtij grupi individësh. Ngritja e institucioneve të arsimit special dhe të kujdesit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara ishte shprehje e modelit të vjetër të centralizuar të qeverisë, në kontrast me decentralizimin politik dhe administrativ, përmes të cilit shteti shqiptar kaloi pas viteve 1990.
Individët me aftësi të kufizuara shikoheshin si njerëz me të meta mendore, të paaftë për t’u kujdesur për veten dhe të tjerët, si barrë për familjen dhe shoqërinë, si të parëndësishëm.Bazuar në modelin mjekesor, profesionistët rehabilitues i identifikonin individët me aftësi të kufizuara bazuar në dëmtimet që kishin. Dëmtimi u bë tipari më i dallueshëm i identitetit (shpesh i vetmi) për njerëzit me aftësi të kufizuara, të cilët në vend të emrit thirreshin me diagnoza. Para viteve 1990 fëmijët/ individët me aftësi të kufizuara etiketoheshin me terma denigrues e përçmues, si debil, idjot, budalla, i sëmurë, handikapat, me të meta mendore, i çmendur, i mangët, etj si këto. Përdorimi i këtyre termave buronte më së shumti edhe nga modeli mjekësor i trajtimit të aftësisë së kufizuar, pasi edhe komisionet e përcaktimit të aftësisë së kufizuar operonin po me këto përcaktime. Përcaktimet e diagnozave më të shpeshta nga komisionet mjekësore ishin: debilitet ishkallës së rëndë, impecil, idjot etj si këto. Për pasojë, personat me aftësi të kufizuara, si të “paafte” për të bërë ndonjë gjë u veçuan për t’u arsimuar në shkolla speciale e u mbyllen në institucione residenciale, shumë larg sistemit të përgjithshëm shkollor dhe komunitetit. Procesi i vlerësimit të aftësisë të kufizuar bazohej tërësisht në modelin mjeksor. Nevojat e personave me aftësi të kufizuara tradicionalisht janë trajtuar veçmas dhe në shërbime të specializuara, gjë që ka sjellë përjashtimin e tyre nga shoqëria.
Shndrrimet e shumta demokratike që ndodhën në vendin tonë pas viteve 1990 influencuan edhe fushën e arsimit dhe padyshim edhe arsimin special. Në saje të hapjes së vendit, kryesisht drejt vendeve perendimore dhe me demokraci të zhvilluar, u futën noci one dhe konceptime të reja në trajtimin dhe vendin që duhej të zinte arsi mi special. Kështu në dokumentacionin e ri ligjor që u hartua, Ligji “Për sistemin arsimor parauniversitar” Nr 7592, dt. 21. 06. 1995 i Kuvendit, si edhe në Dispozitat Normative për shkollat publike, për herë të parë arsimi special trajtohet me një kapitull më vete. Ndryshimet e mëdha që ndodhen në Shqipëri në këto vite u reflektuan edhe në politikën dhe kuadrin ligjor që mbështeste fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre. Personat me aftesi te kufizuara aktualisht përbëjnë grupin më të madh të individëve në nevojë që mbulohen nga legjislacioni shqiptar i sistemit të mbrojtjes sociale. Tradicionalisht këta individë në forma të ndryshme janë mbështetur nga shoqëria dhe nga shteti. Qeveria Shqiptare është impenjuar në përpunimin e udhëzimeve të përgjithshme, që garantojnë të drejtat për persona me aftësi të kufizuara në nivel kombëtar. Pjesë e këtij procesi është edhe reforma e deinstuticionalizimit dhe decentralizimit të shërbimeve. Në Strategjinë Kombëtare bazuar në Ligjin 9355 dt.10.03.2005 “për ndihmën dhe sherbimet shoqërore” është parashikuar:
Ndërtimi i rrjeteve operative në territorin midis subjekteve sociale që operojnë në të njëjtën fushë.
• Vlerësimi i shërbimeve në varësi të integrimit të tyre social, plotësimit të nevojave.
• Promovimi i autonomisë në varësi të moshës së personit me aftësi të kufizuar.
• Garancia mbi informimin e njohjes se sherbimeve.
• E drejta mbi këto shërbime të garantuara.
• Barazia e trajtimit nga persona dhe organizata, me të drejtën e ankimimit.
E vërteta është se ekzistojnë metodat dhe mënyrat e nevojshme për të trajtuar dhe arsimuar fëmijët me aftësi të kufizuara. Theksojmë gjithashtu se sot qendrimet e shoqerisë dhe të profesionistëve ndaj kësaj kategorie fëmijësh kane ndryshuar, por ende mbetet shumë për të bërë në drejtim të ofrimit të një arsimimi cilësor dhe trajtimi brënda gjithë standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me Ak.